Tiago Mota duhet të presë ende për të shijuar fitoren e parë me Juventusin. Pas humbjes kundër Nyrembergut, Juventusi është ndalur në barazim nga Bresti në miqësoren e dytë përpara nisjes së sezonit të ri. Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta prodhoi 4 gola. Kamara shënoi i pari në këtë takim miqësor, duke i dhënë epërsinë Brestit në minutën e 51-të.
Vetëm 7 minuta më vonë Dushan Vlahoviçi ktheu sërish baraspeshën pasi realizoi me sukses një 11 metërsh. Danilo përmbysi përkohësisht shifrat për Juventusin në minutën e 72-të, por goli i tij nuk mjaftoi për të siguruar fitoren. Në minutën e 83-të, Kamblani vulosi rezultatin përfundimtar në 2-2./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Magnifique appel de Pereira-Lage qui sert Camblan sur un plateau. Brest égalise face à la Juve ! #JuveBrest pic.twitter.com/sBhwRjGWsM
— Brest On Air ?? (@BrestOnAir) August 3, 2024