Shorti ka vënë përballë Lacion me Bajernin e Mynihut në fazën me eliminim direkt. Ndeshja e parë mes tyre po luhet mbrëmjen e sotme në “Olimpiko”. Stadiumi mitik është stërmbushur nga tifozët e Lacios, që nuk mund të mungonin në një sfidë kaq të rëndësishme si ajo kundër bavarezëve.
Hysaj me shokë kanë shijuar atmosferën spektakolare të krijuar nga tifozeria bardhekaltër. Gjatë himnit të klubit, tifozët kanë valëvitur flamujt e tyre dhe kanë mbajtur ndezur dritat e telefonave të tyre, duke krijuar një koreografi mbresëlënëse./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Serious atmosphere inside the Olimpico tonight. Italian crowds always deliver ?#LazioBayern #UCL pic.twitter.com/xLJyT5OjVi
— Adriano Del Monte (@adriandelmonte) February 14, 2024