Tifozët shqiptarë kanë befasuar sot lojtarët e Kombëtares. Një numër i konsiderueshëm tifozësh kanë qenë të pranishëm në seancën stërvitore të ekipit tonë kombëtar, për t’i karikuar për duelin e vështirë kundër Italisë. Personat e pranishëm kanë shoqëruar lojtarët me brohorima dhe më pas i kanë kërkuar autografe dhe fotografi, si një kujtim i bukur i këtij momenti.
Sigurisht që futbollistët ua kanë plotësuar dëshirat. Lojtarët e Kombëtares kanë shkrepur disa fotografi me tifozët e pranishëm, si dhe kanë firmosur autografet e tyre në flamurin kombëtar apo në topa të futbollit që mbështetësit e kuqezinjve kishin nëpër duar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/