VIDEO/ Trajneri i ri i Napolit debuton me sukses, ndal Barcelonën në Ligën e Kampionëve

Ndeshja e parë mes Napolit dhe Barcelonës ka përfunduar në barazim 1-1. Trajneri Kalcona e ka nisur me sukses detyrën e re në krye të të kaltërve, duke ndalur një skuadër si Barça në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve.

Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 60 nga Robert Levandovski. Sulmuesi polak i dha epërsinë e përkohshme katalanasve, e cila zgjati vetëm 15 minuta. Viktor Osimeni ktheu sërish baraspeshën, duke fiksuar shifrat 1-1. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit. Tashmë kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit në “Kamp Nou”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/