VIDEO/ Trajneri ndërpret fjalimin kur hyn Daku në dhomë, shokët e skuadrës e presin me duartrokitje

Mirlind Daku ka shënuar sot golin e 4-t në 5 ndeshje të zhvilluara me fanellën e Rubin Kazanit. Sulmuesi shqiptar i dha fitoren skuadrës së tij përballë Akron Toliatit. Ai shënoi në minutën e 90, kur i dërgoi shifrat në 2-1.

Daku u shpall lojtari më i mirë i kësaj sfide duke iu bashkuar kështu me vonesë shokëve të skuadrës në dhomën e zhveshjes. Trajneri ishte duke mbajtur fjalim përpara lojtarëve, por e ndërpreu fjalën e tij në momentin kur sulmuesi shqiptar hyri në dhomë. Në atë çast, të gjithë futbollistët e Rubin Kazanit e kanë pritur me duartrokitje atë i cili u shpall më i miri i ndeshjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/