Një derbi shqiptarësh për mbijetesë në La Liga! Mallorca e Vedat Muriqit është përballur me Granadan e Myrto Uzunit. Të dy këto skuadra po luftonin për mbijetesën në elitën e futbollit spanjoll, por në fund ishte Mallorca që fitoi në shifrat 1-0.
Uzuni nuk arriti dot të shënonte në këtë përballje, teksa në një moment u ndal nga portieri serb Rajkovic. Myrto e ka shfryrë dufin në këtë rast duke sharë në gjuhën shqipe. Muriqi luajti për 90 minuta pa shënuar, ndërsa Uzuni u ndërrua në minutën e 72.
Me këtë rezultat, Granada vazhdon në vendin e parafundit, e shkëputur ndjeshëm nga zona e shpëtimit dhe duket e rënë nga La Liga. Por Uzuni pritet që të ndryshojë skuadër në merkaton e verës dhe në këtë mënyrë mund të shpëtojë pa bërë një hap mbrapa në karrierë. /Elio Hajdari-Sport Ekpres/
Myrto Uzuni’s header is saved by Predrag Rajkovic ???pic.twitter.com/GG1INuM4Fw
— LaLigaExtra (@LaLigaExtra) March 16, 2024