Jude Bellingham është ndoshta ylli më i madh i Real Madridit. Në Kupën e Mbretit, ekipi i Anceloti vizitoi skuadrën e ligës së ulët Arandino dhe fitoi 1-3. Një detaj shumë interesant mori vëmendjen e këtij takimi dhe këtu po flasim për Bellingham.
Krahas aftësive të shkëlqyera në lojë, anglezi tregoi në ndeshjen e Kupës së Mbretit se mbi të gjitha është njeri me virtyte të larta. Gjatë ndeshjes temperaturat ishin shumë të ulëta dhe të gjithë po e ndienin ftohtin e stadiumit.
Një nga djemtë që mbledh topat pranë stolit të Realit, po dridhej nga i ftohti dhe i vetmi që i kushtoi vëmendje ishte Bellingham. Kur pa gjendjen e djalit dhe se praktikisht po dridhej nga i ftohti, Bellingham vendosi t’i jepte batanijen e tij për ta mbajtur ngrohtë.
Por një gjest edhe më i madh pasoi pak sekonda më vonë. Djali nuk u lejua të largohej nga vendi i tij, ndaj thirri anglezin për ta mbuluar me një batanije. Futbollisti i madh i Realit nuk ngurroi të ngrihej, iu afrua djalit, i vuri një batanije mbi shpinë dhe i dha disa fjalë inkurajimi. /Sport Ekspres/
Jude Bellingham giving a ball-boy his blanket because he was cold. ? pic.twitter.com/g1F8TuAUWN
— TC (@totalcristiano) January 6, 2024