VIDEO/ Zhegrova shtang portierin me golin nga distanca, lojtari shqiptar dërgon Lilën në grupet e Champions-it

Lila është zyrtarisht pjesë e grupeve të Ligës së Kampioneve. Skuadra e franceze është mposhtur sot me rezultatin 2-1 nga Slavia e Pragës, por ai gol i vetëm i shënuar nga Zhegrova mjaftoi për të siguruar kualifikimin. Sulmuesi shqiptar shtangu portierin e skuadrës çeke me një gjuajtje nga distanca në minutën e 77.

Topi i goditur nga e majta e tij u ndal në rrjetë, duke rezultuar vendimtar në rezultatin përfundimtar të takimit. Shifrat e përgjithshme të të dyja ndeshjeve shënonin 3-2 në favor të Lilës, që siguroi kështu kalimin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve /Halit Delibashi-Sport Ekspres/