Vitet nuk ia ulin ritmin, Ronaldo shënon golin e parë si 40-vjeçar

Cristiano Ronaldo nuk njeh limite. Megjithëse vitet kalojnë, ato kurrsesi nu kia kanë dalë t’i ulin ritmin e golave. Sulmuesi portugez ka shënuar golin e tij të parë si 40-vjeçar. Dy ditë më parë 5 herë fituesi i Topit të Artë festoi datëlindjen e tij të 40, ndërsa sot tundi rrjetën për herën e 924-t në karrierë.

Al Nassr-i mposhti mposhti Al Fayha-në me rezultatin 3-0, ku përpos golit të Ronaldos në minutën e 74-t, më herët shënoi edhe Durani, saktësisht në minutat 22 dhe 72./Sport Ekspres/