Është luajtur sot dueli për vendin e parë të “Abissnet Superiore”-a. Vllaznia është përballur me Elbasanin në ndeshjen e vlefshme për javën e 6 të kampionatit shqiptar. Sfida ka përfunduar me shifrat e ngushta 1-0 në favor të kuqebluve.
Goli i vetëm u shënua në minutën e 41-të të takimit. Jago e dërgoi topin në rrjetën e verdhebluve për t’i dhënë kështu fitoren Vllaznisë. Tashmë shkodranët udhëheqin kampionatin me 13 pikë të grumbulluara, ndërsa fill pas tyre vjen Elbasani me 2 pikë më pak./Sport Ekspres/