Reali i Madridit ka marrë një humbje të papritur përballë Valencias. Një meritë këtu ka edhe portieri Mamardashvili. Gardiani gjeorgjian arriti t’i mohonte golin Vinicius Xhuniorit nga pika e bardhë e penalltisë. Pas ndeshjes, Mamardashvili ka treguar për “El Chiringuito”-n se vendosi bast me brazilianin e Realit përpara se të gjuante penalltinë.
Portieri i Valencias ka thënë se vendosi bast që 11 metërshin do ta priste, por paratë nuk i ka marrë ende. “Vura bast 50 euro me Viniciusin që do t’ja prisja penalltinë… Nuk m’i dha paratë”, ka treguar Xhorxhi Mamardashvili./Sport Ekspres/