Xhenoa befason Napolin në fund të ndeshjes, të kaltrit gabojnë dhe rihapin garën për titull në Serinë A

Rihapet gara për titullin kampion në Serinë A. Napoli ka hedhur një hap fals këtë mbrëmje, teksa ka barazuar 2-2 kundër Xhenoas. Të kaltrit gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 15, por në të 32-tën ndeshja u kthye sërish në baraspeshë pas autogolit të Meretit.

Në minutën e 64-t Napoli kaloi në epërsi për herë të dytë falë golit të shënuar nga Raspadori. Por kur dukej se tre pikët do të shkonin në favor të ekipit të Kontes ndodhi befasia nga Xhenoa. Vaszeki e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 84-t, duke vulosur shifrat përfundimtare në 2-2. Tashmë diferenca e Napolit kryesues me Interin e vendit të dytë shkon në vetëm 1 pikë. Gara mbetet e hapur deri në fund në Serinë A./Sport Ekspres/