Zhduket magjia e minutave shtesë për Juventusin, bardhezinjtë ndalen nga Verona

Juventusi ka marrë barazimin e parë në kampionat. Bardhezinjtë janë ndalur sot nga Verona në një barazim 1-1. Konseisao tundi rrjetën në minutën e 19 të takimit me një gjuajtje që përfundoi në këndin e poshtëm të portës. Por një minutë përpara mbarimit të pjesës së parë, Orbani mposhti Di Gregorion nga pika e bardhë e penalltisë.

Juventusi provoi të gjente golin e fitores në pjesën e dytë të lojës, por pa sukses. Pavarësisht akordimit të 7 minutave shtesë, këtë herë magjia e minutave të fundit nuk funksionoi për Juventusin. Pas rënies së trefishtë të bilbilit nga arbitri, skuadrat janë larguar me nga një pikë secila nga stadiumi. Në transfertën ndaj Veronës pati minuta edhe për Edon Zhegrovën. Ky i fundit hyri nga stoli në minutën e 83-të, duke bërë kështu debutimin e tij në Serinë A./Sport Ekspres/