“Zhegrova ishte më i miri dje, bënte finte te vija e autit, bravo”! Kritika për yllin e Ligue 1, ironia e Statovcit: Bënte filma me topin dhe e kthente mbrapa

Edon Zhegrova vjen te Kosova pasi po kalon formën e jetës te Lille. Futbollisti shqiptar ka kryeqendrën e vëmendjes në këtë skuadër në Francë duke zhvilluar paraqitje të jashtëzakonshme. Pritshmëritë ishin të mëdha për të ndeshjen e djeshme ndaj Rumanisë, por rumunët fituan 0-3 ndaj Kosovës. Ndërkohë opinioni ëshë i ndarë në dy kahe, disa e vlerësojnë performacën e Zhegrovës mbi të gjithë të tjerët, pasi Zhegrova po dhuronte spektakël në fushë me disa numra që turpëronte 3-4 lojtarë kundërshtarë, ndërsa të tjerë theksojnë se këto numra të Zhegrovës nuk shërbejnë për asgjë pasi vinin te vijat anësore dhe nuk përbënte kurrë rrezik për rivalët. Në linjën e dytë ishte Statovci që i ftuar në “Rtv Dukagjini” u shpreh:

“Sa herë që e ka marrë topin Zhegrova, kishte dy tre lojtarë kundërshtarë se ia dinë cilësitë. Zhegrova bënte filma me ta, i fuste topin mes këmbëve dhe kthente topin prapa mbrapa. Më thuaj dikë që e dërgonte topin para te Kosova? Që thoni ju ka luajtur mirë Zhegrova, më thoni sa herë ka goditur në portë Zhegrova, sa herë ka krosuar, cfarë ka bërë? Një sulmues krahu që nuk godet kurrë në portë. Më tregoni se çfarë bëri Zhegrova. Ka qenë më i miri? Po ka qenë, bënte finte te vija e autit. E pritëm Rexhbecajn, themi është lojtari i mirë, por dy gabime bëri ai dhe dy gola u pësuan për fajin e tij. Nuk po them që luajti dobët, por një lojtar që vjen nga Bundesliga bën dy gabime që janë fatale për ne, vecanërisht kur luan me Rumaninë që po priste gabimet për të ndëshkuar”, tha Statovci. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/