Një tjetër Ibrahimoviç i është shtuar Serisë A, por këtë herë me kombësi shqiptare. Arijon Ibrahimoviçi është zyrtarisht lojtar i Lacios. Klubi italian ka njoftuar transferimin e 19-vjeçarit përmes një komunikate në kanalet zyrtare në rrjetet sociale.
Formula e transferimit është ajo e huazimit me të drejtë blerjeje. Lacio ka të drejtë të paguajë 8 milionë euro për të siguruar përfundimisht shërbimet e Ibrahimoviçit në verën e ardhshme. Gjithashtu Bajerni i Mynihut, ekipi që zotëron kartonin e lojtarit shqiptar, ka përcaktuar edhe shifrën prej 25 milionë eurove në rast se dëshiron ta riblejë 19-vjeçarin./Sport Ekspres/