Arijanet Muriçi është zyrtarisht lojtar i Sasuolos. Zyrtarizimi ka ardhur mesditën e sotme përmes permes kanaleve zyrtare të klubit italian. Një vendim i befasishëm, duke pasur në konsideratë deklaratat e fundit të vetë portierit. Gardiani i Kosovës u shpreh pak ditë më parë se kishte vendosur të mos vazhduar më përvojën e tij në radhët e Sasuolos.
Por klubi i Serisë A vendosi të dilte kundër dëshirës së vetë Arijanet Muriçit. Sasuolo ka njoftuar se ka ushtruar të drejtën e blerjes së kartonit nga Ipsuiç Tauni.
“Sasuolo njofton se ka ushtruar të drejtën e saj për të blerë përgjithmonë lojtarin Arijanet Muric nga Ipsëich Toën. Portieri kosovar mbërriti te Sasuolo në verën e vitit 2025 pas kohës së tij në Premier Ligë. Ai bëri 32 paraqitje për klubin, duke luajtur gjithsej 2,880 minuta”, ka njoftuar klubi Sasuolo./Sport Ekspres/