Zyrtare/ Pjesëmarrja në Europë nuk mjaftoi, Chelsea njofton largimin e Pochettino-s

Mauricio Pochettino nuk do të jetë trajneri i Chelsea-t në sezonin e ardhshëm. Blutë e Londrës e nisën me vështirësi sezonin, por trajneri argjentinas ia doli ta dërgonte skuadrën në vendin e 6 në Premier League. Megjithatë, pjesëmarrja në Europë nuk mjaftoi.

Klubi anglez njoftoi pak më parë ndërprerjen e bashkëpunimit. Sipas lajmërimit të dhënë në faqen zyrtare në internet, Chelsea bën me dije se vendimi për të mos vazhduar më tej bashkëpunimin ishte i dyanshëm. Në ditët në vijim pritet të mësohet edhe emri i ri i trajnerit të Chelsea-t./Halit Delibashi-Sport Ekspres/