Tomas Strakosha është zyrtarisht lojtar i AEK-ut të Athinës. Portieri shqiptar u largua nga Brentfordi, ku nuk arriti të merrte vendin e titullarit mes shtyllave. Ish-futbollisti i Lacios ka vendosur të transferohet në një ekip ku do të shihet si pjesë kyçe e projektit, çka do t’i siguronte minutat e munguara në vitet e fundit.
Nënkampionët e Greqisë kanë përcjellë lajmin përmes kanaleve të tyre zyrtare në rrjetet sociale. Klubi kryeqytetas ka bërë me dije se kanë arritur një marrëveshje 5-vjeçare me Tomas Strakoshën. Një përforcim cilësor për AEK-un, duke marrë në konsideratë karrierën e portierit shqiptar dhe paraqitjet e shkëlqyera që kreu me fanellën e Shqipërisë në EURO 2024./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
? ? ????? ????????? ??? ????????????!
? Thomas Strakosha joins AEK FC! ??
? ????, ??????????? ???? ?????????? ??? ???!
??? ??????? ??????????: https://t.co/eZeHZIzVLf#aekfc #aekfcseason2024_2025 #summertransfers #Strakosha_1— AEK F.C. (@AEK_FC_OFFICIAL) July 8, 2024