Zyrtarizimi pritet sot! Mourinho i befason të gjithë, shkon për të drejtuar në… Turqi

Mourinho prej muajsh pret mundësinë e duhur. Edhe pse kishte shumë oferta, thjesht donte atë që e tërhiqte më shumë. Në fund, sipas gazetarit të njohur Gianluca Di Marzio nga Sky Sports, Mourinho ra dakord për një kontratë dyvjeçare me Fenerbahcen.

Drejtori sportiv i Fenerbahçes, Mario Branco thuhet se ka qenë i rëndësishëm në ‘po’-në e Jose, me gjigantët turq që pritet të njoftojnë zyrtarisht një ndryshim trajneri më vonë gjatë ditës së sotme. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/