E kishte thënë prej kohësh, ndeshjet normale të kampionatit nuk i japin adrenalinë, Jasir Asani kërkon skenat e mëdha. Kështu ndodhi, në Champions Leaguen e Azisë, shqiptari kryeson mbi të gjithë.
Jo pak, por 6 gola dhe 1 asist në vetëm 3 ndeshje. Këto statistika e tregojnë qartë se kush është Jasir Asani. Dy gola ka realizuar edhe në ndeshjen e sotme kundër Johor, në fitoren 3-1 të Gwangju. Një gol i parë në stilin Play Station dhe goli i dytë ku i rrëmben topin kundërshtarit dhe shënon me qetësi olimpike, shqiptari e tregon sa i vlen lëkura në ndeshjet më të rëndësishme. /Sport Ekspres/