Ish-lojtari i zikaltërve e mendon ndryshe temën e mesfushorit shqiptar: Është rritur shumë, Asllani do të jetë e ardhmja e Interit 

Asllani është duke vuajtur jo pak te Interi për minutat e aktivizimit dhe mungesën e besimit të dhënë nga ana e Inzaghit. Mesfushori shqiptar shënoi ndaj Veronës, por në dy ndeshjet e fundit në Champions League dhe në ndeshje të tjera të mëdha, Inzaghi nuk e aktivizon kurrë Asllanin dhe fut Zielienskin në vendin e tij. 

Madje në një ndeshje, u zëvendësua Correa me Barrela dhe Asllani qëndroi po në stol, megjithëse mund të luante në këtë vend. I ftuar në mediat italiane, ish-lojtari i Interit, Benoit Cauet, si pakkush në Itali, ka folur me superlativa për Asllanin dhe ka thënë se do të jetë e ardhmja e zikaltërve. 

“Asllani ka cilësi të mëdha, nuk ka pasur shumë hapësirë, por mendoj se është rritur shumë. Ai gjithmonë ka dhënë kontributin e tij sa herë futet në fushë. Është e qartë se kërkon të luaj më shumë dhe në fundin e këtij sezoni, e di që do t’i jepet më shumë hapësirë. Ricci është një mesfushor po ashtu shumë interesant, pothuajse një titullar i Italisë, mund të luajë si mezzala te Interi, jo vetëm si playmaker. Si ai dhe Asllani mund të jenë e ardhmja e Interit”, tha Cauet. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/