Cristian Shpendi ishte emri më i përmendur në mediat shqiptare pak muaj më parë. Sulmuesi shqiptar kishte një formë të jashtëzakonshme edhe në Serinë B me Cesenën duke arritur në kuotën e 11 golave shumë shpejt dhe ishte në luftë për vendin e parë si golashënues në kampionat.
Por një dëmtim i vogël me Cosenzën ktheu gjithë historinë. Më pas shqiptari luajti edhe 20 ndeshje të tjera në Serie B, por nuk shënoi dot më shumë se 1 gol. Në kohën e artë të tij te Cesena, mes goalve të shënuara, në mediat italiane po flitej edhe për një kalim të tijin te Kombëtarja e Italisë.
Shpendi i la derën hapur këtij kalimi, duke mos mbyllur asgjë. Por tani jemi në pikën kur Shpendi nuk ka arritur dot të shënojë më gola dhe nuk ka siguruar dot as ftesën e Shqipërisë, pa vazhduar me atë të Italisë.
I pyetur nga një gazetar italian pikërisht për këtë temë, për kalimin e mundshëm te Italia, te Kombëtarja, kur ishte saktësisht mes dy Kombëtareve, Shpendid tha: “E gjeta veten duke jetuar përrallën. Një përrallë e jetuar me fanellën e Cesenës, e nisa shumë mirë, me këmbën e djathtë, pastaj erdhi ai dëmtimi me Cosenzën”, tha Shpendi. /Sport Ekspres/