Drejtori i Club Brugges-it ia bën të qartë Milanit për Jasharin: Nuk kemi ndonjë ofertë për t’u menduar

Ardon Jashari është kthyer në një çështje te Club Brugges-i. Mesfushori shqiptar kërkon me ngulm transferimin te Milani, e madje ka refuzuar edhe pjesëmarrjen në ndeshjet miqësore që skuadra belge është duke zhvilluar përpara nisjes së sezonit të ri. Megjithatë, drejtuesit e klubit zikaltër e kanë bërë të qartë se nuk kanë ndërmend të lejojnë largimin e Jasharit, aq më tepër për shifrën e ofruar nga Milani.

“Jemi ulur dhe kemi folur me Milanin për mirësjellje. Dhe mos të përmendim paratë. Të gjithë e dinë se çfarë bëri Ardoni, por për ne ky nuk është fundi i një cikli. Nuk po them që nuk do të bëjmë asnjë përjashtim, por momentalisht nuk ka asnjë ofertë në tryezë që më bën të mendoj se duhet të bëjmë një përjashtim. Le ta nisim me supozimin se (Jashari) do të qendrojë”, ka thënë drejtori Bob Madou për “Her Laatste Nieuws”./Sport Ekspres/