Një nga ata trajnerë që ka fituar çdo trofe që ka mundur në karrierën e tij është Pep Guardiola. Ai e filloi karrierën e tij si trajner në Barcelonën B, dhe në vitin 2008 pati mundësinë të drejtonte ekipin e parë të Blaugrana pasi Frank Rijkaard u shkarkua.
Siç thonë, gjithçka pas kësaj është histori. Ai fitoi Ligën e Kampionëve, La Ligën, Premier Ligën dhe shumë trofe të tjerë të mëdhenj në karrierën e tij të pasur si trajner.
Shumë veta pyesnin veten se çfarë do të bënte specialisti spanjoll pas episodit në Etihad, domethënë, cili do të ishte hapi tjetër në karrierën e tij. Tani Guardiola e ka zbuluar këtë dhe tha se do të bëjë një pushim të madh pasi të largohet nga Manchester City pasi dëshiron të përqendrohet te vetja dhe shëndeti i tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/