E ka për turp ta pranoj se e dominojë ekipi i Shqipërisë, trajneri i Hajdukut gënjen prapë për Dinamon: Ndryshe do isha trajneri i Manchester City…

Trajneri i Hajdukut nuk kishte një vlerësim të madh për ekipet e Shqipërisë. Në deklaratën për ndeshjen e parë mes Hajdukut dhe Dinamos, Garcia, foli shumë për Ilir Dajën, por asnjë fjalë për futbollin shqiptar në tërësi. Ndërkohë pasi Dinamo e eleminoi nga Conference League, duket qartë se trajneri Garcia e ka për turp ta pranojë se një ekip i Shqipërisë jo vetëm e eleminoi, por edhe e dominoi.
Në deklaratën e parë dhe të menjëhershme pas ndeshjes, Garcia gënjeu duke thënë se Hajduku e dominoi Dinamon në Tiranë dhe se Dinamo nuk kishte asnjë rast shënimi, por kjo në fakt nuk ishte vetëm deklarata e një “koke të nxehtë”.

Tani kur ndeshja ka mbaruar dhe orët kanë kaluar, Garcia mendon po njësoj ose më saktë kërkon të “heq turpin”. Sërish në një deklaratë të dhënë për mediat kroate para ndeshjes së radhës të Hajduk, Garcia ka gënjyer duke thënë se Hajduk kishte 15 raste në Tiranë dhe Dinamo kishte vetëm 5 raste. Në fakt, për të gjithë ata që e panë ndeshjen, Hajduku nuk shkoi rrezikshëm te porta e Dinamos thuajse në asnjë moment, ndërsa kemi edhe statistikat zyrtare të ndeshjes që flasin qartë: “Dinamo-Hajduk, goditjet në total 20-6, goditjet në portë, 10-2”. Por pavarësisht këtyre statistikave, Garcia nxjerr një teori të re, goditjet ishin 5-15. Me siguri që trajneri ka parë ndonjë ndeshje tjetër pasi ajo e Tiranës, nuk kishte këto statistika.

“E di që Hajduku ka 15 vite pa shkuar në Europë. Ne duhet të luajmë në Europë, por nuk ka ndodhur akoma. E di se disa njerëz duam që të fitojmë cdo ndeshje. Njerëzit janë të zhgënjyer me dështimet, por është e vështirë për ne që të luajmë cdo të enjte dhe të dielë.

Hajduku kishte 15 raste dhe Dinamo kishte 5 raste. Unë kam stërvitur ekipe të mëdha dhe ekipe të vogla, nuk do të ndaloj kurrë së stërvituri ekipin, prandaj punojmë dhe rritemi. Sigurisht që ne duam që të fitojmë cdo ndeshje, por nëse do të fitoja cdo ndeshje, do të isha trajneri i Manchester City”, tha Garcia. /Sport Ekspres/