Vllaznia ka zyrtarizuar sot afrimin në të ri në skuadër. Kuqeblutë janë përforcuar me ish-lojtarin e Elbasanit, Cristian Drosin. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi shkodran përmes faqes zyrtare në “Facebook”. Drosi e njeh mirë “Abissnet Superiore”-n dhe do të japë kontributin e tij në mesin e fushës së Vllaznisë për 2 vitet e arshshme.
“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se ka arritur akordin me futbollistin Cristian Dros. Mesfushori që sezonin e kaluar ka qenë pjesë e Elbasankt, tashmë do të jetë kuqeblu deri në vitin 2027. Welcome Cristian”, ka njoftuar klubi Vllaznia./Sport Ekspres/