Nelson Weiper-i po përjeton një moment të vështirë në karrierën e tij. Sulmuesi 20-vjeçar ka refuzuar të zgjasë kontratën e tij me Mainz-in, çka nuk është pritur mirë nga klubi gjerman. Skuadra e Bundesligës ka vendosur të hakmerret, duke e dërguar lojtarin të luajë me ekipin e dytë.
Sezonin e shkuar Weiper-i shënoi 3 gola në elitën e futbollit gjerman, si dhe është nga lojtarët e spikatur në ekipin kombëtar Gjermani U21. Ndërkohë, shtatlarti i sulmit është kontaktuar edhe nga FSHF-ja për t’ju bashkuar Shqipërisë, duke qenë se nëna e tij është shqiptare. Vetë Weiper-i nuk e ka hedhur poshtë mundësinë për t’u veshur kuqezi, teksa së fundmi ka pranuar edhe për mediat gjermane se filluar të mësojë edhe gjuhën shqipe. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e tij përfundimtare./Sport Ekspres/