TURP! Thonin se Shqipëria i kërkoi para që ta merrte, Dzemaili jep deklaratë skandaloze në Zvicër

Sa herë e keni dëgjuar historinë e mbetur nëpër vite se shumë lojtarë të Zvicrës, yjet e dikurshëm të kësaj Kombëtare, nuk janë sot te Shqipëria pasi te kuqezinjtë i kërkuan para që t’i merrnin në Kombëtare? Në kohët e atëhershme këto legjenda urbane formoheshin shumë lehtë pasi ishte një kohë tjetër. Rrjetet sociale nuk ishin si sot, njerëzit nuk mund të lexonin mediat e huaja me kaq lehtësi sa sot.

Tani është është bërë rutinë që një lojtar shqiptar të jap deklarata dashurie për Shqipërinë në mediat shqiptare dhe kur flet në mediat e huaja, të jap deklarata dashurie për vendin tjetër! Loja me dy porta, futbollistët shqiptarë e pëlqejnë shumë pasi të jep më shumë përfitime.

Dhe kështu mes këtyre emrave që u përfol se Shqipëria i kërkoi para dhe prandaj nuk ishte pjesë e Kombëtares tonë, ishte dhe Blerim Dzemaili. Ish-mesfushori i Napolit që tanimë ka lënë futbollin, dha një intervistë për median në Zvicër, Rsi.ch.

Tema e intervistës ishte Leon Avdullahu i cili zgjodhi që të luante për Kosovën duke hequr dorë nga Zvicra. Dzemaili shpjegoi arsyen e lëvizjeve të tilla për lojtarët shqiptarë që lënë Zvicrën për Shqipërinë dhe Kosovën, me shpjegimin që nuk ishte edhe aq fort i bukur për t’u dëgjuar.

“Mendoj se është më shumë si një sakrificë, shpesh këta lojtarë që ikin nga Zvicra në këto vende, nuk do të kishin shumë hapësirë te Kombëtarja e Zvicrës ose do të përballeshim me një konkurrencë shumë të fortë në këtë Kombëtare dhe prandaj zgjedhin që të largohen. Por ka edhe raste që merren vendime me zemër dhe në të dyja rastet, janë të kuptueshme”, tha Dzemaili.

Por ajo që e bën deklaratën e tij skandaloze dhe të turpshme, është një pjesë e fundit e intervistës që nuk të lë shumë vend për koment: “Edhe Federata Zvicerane e futbollit duhet të kishte dhënë një dorë më shumë, duhej që ta bindte këtë djalë që të zgjidhte Zvicrën duke na përdorur ne, ish-lojtarërt e Zvicrës që kemi zgjedhur këtë Kombëtare. Unë gjithmonë e kam thënë dhe e përsëris, nëse nuk do të kisha luajtur për Zvicrën, nuk e di nëse do të kisha kaluar të njëjtën karrierë në futboll. Atë që të afron Zvicra, nuk ta ofron një Kombëtare tjetër”, tha ish-lojtari i Zurich, Bologna, Galatasarai, Torino, Napoli dhe Parma.

Pra edhe përse e ka lënë futbollin e luajtur, Dzemaili e vendos veten ende në gatishmëri për Zvicrën që të punojë me lojtarët shqiptarë, që të bisedojë me ta që këta futbollistë të zgjedhin Zvicrën dhe jo Shqipërinë apo Kosovën. Një nga arsyet më të forta që Dzemaili kërkon t’i bind është CV e tij si lojtar, duke i treguar se nuk do të luajnë me ekipe të forta nëse zgjedhin Kosovën apo Shqipërinë, si nëse do të zgjedhin Zvicrën. Dhe të imagjinosh që nëse një interes i tillë vazhdon të mbetet kaq i lartë edhe kur këta futbollistë janë tërhequr, se çfarë mund të ndodhte me ta në kohën kur ishin ende në futbollin e luajtur.

Nëse 2025 do të ishte si në vitet 2010, me siguri që Dzemaili do të ankohej një ditë se te Shqipëria i kërkuan para për të luajtur pasi ai është një patriot i madh dhe e ndien veten shumë krenar për faktin e të qënit shqiptar. Mos harroni shprehjen, funksionon gjithmonë…Ajo që nuk blihet me para, blihet me shumë para! /Sport Ekspres/