Zemra mal! Skënderbeu i të rinjëve fiton 10-0 në Europë, ky emër është peshë e rëndë

Skënderbeu është një emër i peshës së rëndë, nuk mund të përsëritet lehtë. Ekipi që ka shkruar historinë më parë duke hyrë në Europa League, këtë herë shkruan një tjetër histori, tani me akademinë.
Korçarët kanë fituar me shifrat 0-10 kundër Inter Escaldes U19. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për UEFA Youth League, ndërsa ka edhe një ndeshje kthimi.

Sigurisht që takimi i kthimit vetëm mund të thellojë diferencën pasi Skënderbeu e ka siguruar kualifikimin me këtë rezultat. Më pas Skënderbeu do të përballet me U-19 e Aston Vilës përpara se të hyjë në fazën e grupeve, por kjo fitore e sotme është nga ato që të bën zemrën mal për të ardhmen që na pret dhe mbi të gjitha për një fitore dyshifrore që shihet rrallë në futbollin e sotëm dhe jo më për klubet shqiptare, 0-10. /Sport Ekspres/