“Derbit janë ndeshje me plot energji”, lojtari serb para sfidës me Shqipërinë: Rreziku është i lartë

Andrej Iliç ka marrë ftesën e parë në ekipin kombëtar serb. Një ftesë që vjen në prag të një sfide vendimtare, si ajo ndaj Shqiprisë. Sulmuesi i Unionit të Berlinit ka dhënë një intervistë për Federatën Serbe të Futbollit, ku është shprehur se derbit si ai me Shqipërinë janë ndeshje me energji të mëdha.

“Një mundësi serioze… Ndeshja e parë në Tiranë ishte e vështirë, edhe kjo mund të jetë e tillë tani. Në një farë mënyre, derbit lokalë janë ndeshje plot energji, ku duhet të hysh me vendosmëri, por edhe me besim për të fituar. Po luajmë në shtëpi, para tifozëve tanë, dhe rreziqet janë të larta. Jam i nderuar që jam pjesë e ekipit kombëtar, që kam mundësinë të mësoj nga Mitroviçi, Vlahoviçi, Joviçi dhe të gjithë këta djem të shkëlqyer”, ka deklaruar ndër të tjera Andrej Iliçi./Sport Ekspres/