Lojtar serb, Tomovic, nuk e harron lehtë atë që ndodhi në Beograd mes Serbisë dhe Shqipërisë. Pavarësisht se vitet kanë kaluar, për Tomovic, ajo ishte një plan dhe inskenim i Shqipërisë për të dalë nga fusha dhe për të marrë tre pikët.
“Sinqerisht, ishte një provokim i madh të shihnim atë flamur të valëvitej mbi kokat tona. Sipas mendimit tim, Stefani reagoi me mençuri dhe e uli menjëherë. Mund ta shihni këtë nga reagimi i tyre, nga mënyra se si ata vrapuan brenda dhe si filluan ta mbronin atë flamur.
Mendoj se gjithçka ishte e planifikuar, e inskenuar, pastaj të gjithë filluam të vraponim brenda, filluan incidentet, por siç thashë pak më parë, mendoj se gjithçka duhej të kishte ndodhur në fushë dhe të mos kishte mbaruar kështu, por ky ishte padyshim qëllimi i tyre. Atë që planifikuan, përfundimisht e arritën. /Sport Ekspres/