Në Serbi pyesin “Chat Gp” për rezultatin e ndeshjes: Do fitoni 2-1 kundër Shqipërisë, atje shënon Armando Broja

Në Serbi e kërkojnë fitoren me çdo kusht kundër Shqipërisë, madje edhe nëpërmjet Chat Gp. Media serbe Nova.rs ka shkruar në Chat Gp se cili do të jetë rezultati i ndeshjes së sotme dhe përgjigja e marrë ishte një fitore 2-1 për Serbinë.

“Rrjedha e parashikuar e ndeshjes: Serbia merr një epërsi të hershme me një gol të Dušan Vlahovi? pas krosit të Kosti?. Pas kësaj, Mitrovi? në pjesën e dytë shfrytëzon shansin pas një goditjeje nga këndi dhe rrit rezultatin në 2-0. Shqipëria zvogëlon në 2-1 në fund me anë të Armando Brojas, por Serbia arrin ta mbajë rezultatin dhe të marrë tre pikë të rëndësishme.

Serbia ndoshta do të ketë më shumë iniciativë dhe mundësi, ndërsa Shqipëria do të përpiqet të shfrytëzojë çdo gabim në mbrojtje. Serbët do të kërkojnë disiplinë dhe efikasitet, sepse qëllimi është i qartë – një fitore para tifozëve vendas dhe një hap më afër kualifikimit për kampionatin”, tha parashikimi i inteligjencës artificiales. /Sport Ekspres/