Shqiptarët nuk e ndryshojnë dot fatin e derbit, Juventusit nuk i mjafton dominimi për të mposhtur Torinon

Ka përfunduar në baraspeshë 0-0 derbi i sotëm mes Juventusit dhe Torinos. Të dyja skuadrat janë larguar me rrjeta të paprekura nga fusha e lojës. Një ndeshje e cila, pavarësisht rezultatit, foli e gjitha për Juventusin.

Bardhezinjtë dominuan kundërshtarin, fakt që e tregojnë edhe statistikat e takimit. “Zonja e vjetër” kontrolloi topin në 71% të kohës, si dhe regjistroi 17 tentativa për gol, ndër të cilat 5 përfunduan në portë. Në krahun tjetër, Torinoja provoi 7 herë për të shënuar, por vetëm 3 gjuajtje shkuan në kuadratin e mbrojtur nga Di Gregorio.

Në këtë derbi u aktivizuar 3 lojtarë shqiptarë. Ismajli e nisi nga minuta e parë, ndërsa në të dytën u aktivizuan Asllani dhe Zhegrova. Krisjtan Asllani hyri në lojë në minutën e 46, ndërsa Edon Zhegrova në të 65-n. Megjithatë asnjëri prej tyre nuk mundi të ndryshonte fatin e kësaj sfide./Sport Ekspres/