VIDEO/ Ishte si një lojë bilardo! Goli i Ernest Muçit zgjidhet më i bukuri në Turqi, tjetër vlerësim për shqiptarin

Ernest Muçi po kalon një formë mjaft të mirë te Trabzonspori. Lojtari shqiptar ka shënuar 7 gola në 5 ndeshjet e fundit në kampionat dhe njëkohësisht ka shënuar në 5 ndeshjet e fundit radhazi.

Të gjitha të dhënat flasin për lojtarin e Kombëtares i cili po shkëlqen te Trabzonspori. Së fundmi Muci është vlerësuar për golin më të bukur në elitën e futbollit turk për muajin dhjetor. Një gol i realizuar kundër Goztepes, ku si në një lojë bilardo, Muçi goditi gurin dhe e nxorri lojën me një stekë, për ta futur topin mes këmbëve të dy lojtarëve kundërshtarë dhe më pas në…gropë. /Sport Ekspres/