Një lëkundje të papritur ka pësuar karriera e Kristjan Asllanit. Shumë vite te Inter dhe një huazim nisi te Torino, por që nuk shkoi aspak ashtu si pritej. Futbollisti shqiptar është përjashtuar nga ekipi pasi drejtuesit e Torinos kërkojnë që të mbyllin sa më shpejtë të jetë e mundur huazimin e tij nga Interi.
Por cili do të jetë ekipi i radhës për Asllanin? Sipas asaj që raportojnë mediat turke, Asllani ka rënë dakort dhe ka pranuar ofertën e ardhur nga Beshiktashi për të. Sipas mediave në fjalë, problemi i vetëm qëndron mes klubeve, pasi Asllani po e kërkon Beshiktashin.
Por një lëvizje e tillë do të ishte një hap mbrapa në karrierë, për më tepër në një klub ku Ernest Muci kaloi një eksperiencë të keqe për shkak të mos respektit të treguar ndaj tij. /Sport Ekspres/