Një mbrëmje nga ato që do të mbetet e rrënjosur gjatë në mendje. E tillë ishte mbrëmja e sotme për Murinjon dhe për lojtarët e Benfikës. Portugezët janë kualifikuar në fazën “play off” të Ligës së Kampionëve, por me një skenar të paimagjinueshëm që ndodh një herë në një milionë.
Benfika ishte duke fituar me shifrat 3-2 kundër Realit të Madridit, por ende nuk kishte arritur golavarazhin e duhur për t’u kualifikuar. E për këtë pjesë nuk mengoi një sulmues, por… portieri.
Teksa po luhej minuta e 7 shtesë, Benfika kishte të drejtën e një goditjeje dënimi. I gjithë ekipi nga Lisbona gjendej në zonën e Realit të Madridit, duke përfshirë edhe portierin Turbin. Ishte pikërisht ky i fundit ai që e dërgoi topin në rrjetë me një goditje me kokë. Shifrat shkuan 4-2 në sekondat e fundit të lojës, çka u përkthye më pas në një kualifikimin për Benfikën. Goli i portierit i dha luzitanëve golavarazhin e nevojshëm për të fituar garën me Marsejën dhe për t’u renditur në vendin e 24-t në Ligën e Kampionëve../Sport Ekspres/