Zyrtare/ “Rrufe në qiell të hapur”! Salah largohet nga Liverpuli, ndërpret kontratën përpara kohe

Mohamed Salah nuk do të jetë më pjesë e Liverpulit në sezonin e ardhshëm. Një lajm që vjen si një “rrufe në qiell të hapur”, teksa kontrata e tij skadonte në vitin 2027. Megjithatë palët kanë rënë në ujdi për të ndërprerë marrëveshjen në fund të këtij sezoni. Sulmuesi egjiptian ka fituar gjithçka me Liverpulin dhe tashmë kërkon stimuj të rinj në karrierën e tij. Lajmin e ka konfiruar vetë lojtari dhe klubi anglez përmes kanaleve zyrtare në rrjetet sociale.

“Mohamed Salah do të ulë perden e karrierës së tij të shkëlqyer me Klubin e Futollit Liverpul në fund të sezonit 2025-26. Koha për të festuar plotësisht trashëgiminë dhe arritjet e tij do të vijë më vonë gjatë vitit, kur ai t’i thotë lamtumirë ‘Enfieldit’”, ka shkruajtur klubi Liverpul në faqen e vetë zyrtare në “Twitter”./Sport Ekspres/