Shkelmoi topin në ndeshjen e Dinamos së Bukureshtit, ikona Demollari: Sa emocione, kjo është shtëpia ime e dytë

Sulejman Demollari ishte një befasi e bukur në ndeshjen e mbrëmshme mes Dinamos së Bukureshtit dhe U Kluzhit. Ish-mesfushori shqiptar shkelmoi topin e parë të këtij takimi. Demollari është një nga ikonat e Dinamos së Bukureshtit, klub në të cilin ka lënë gjurmë me lojën e tij. Ai ka dhënë intervistë me “GSP.ro”, ka sqaruar arsyen e pranisë së tij në Rumani dhe emocionet që ka ndjerë në momentin që është rikthyer pas më shumë se 30 viteve.

“Erdha për një dokumentar, një film për jetën time, pjesë e të cilit është edhe Dinamo e Bukureshtit. Erdha me shumë emocione. Pas kaq shumë vitesh erdha të shihja ekipin. Kam emocione… Dinamo ishte shtëpia ime e dytë.

Kam një vajzë të lindur këtu, ndihem gjysmë rumun. Kam edhe një djalë që ka lindur në Itali, por mendoj se është shumë mirë që vitet kanë kaluar, unë dola si kampion, një golashënues i shkëlqyer.

Dje në mbrëmje u takova me djemtë, bëmë një festë me Mihaescun, kapitenin, Gica Mihalin, Sebi Mogën, Kostel Panën, Florentin Petrem, Tom Kristeas… dhe ishte një diskutim nostalgjik.

Nuk e kam parë Tom Kristean për 32 vjet. Çfarë djali i jashtëzakonshëm, futbollisti i jashtëzakonshëm… të gjithë! Do të qëndroj edhe dy ose tre ditë dhe pastaj do të kthehem. Ju uroj suksese te Dinamoja! Kanë shkuar mirë këto dy vjet dhe shpresoj që të fitojnë të paktën një trofe, Kupën ose kampionatin.

Lojtari im i preferuar? Musi! Për mua, ai është i talentuar, ka një të ardhme. Por ka ende… ndoshta Armstrongu. Ju uroj shumë suksese. Këtë vit ka shpresa edhe për Kupën e Rumanisë. Nëse Dinamo fiton një trofe, do të ishte shumë mirë”, ka thënë Sulejman Demollari./Sport Ekspres