Përvoja e Ardon Jasharit te Milani nuk shkoi ashtu siç pritej. Mesfushori shqiptar u afrua me bujë te kuqezinjtë, madje duke krisur edhe raportet e tij me Klub Bryzhin. Por minutat e tij te Milani rezultuan të pakta, teksa shpesh në mediat italiane është cilësuar si një nga dështimet e Tares në merkato.
Megjithatë, edhe ose zhvilloi një sezon të dobët te skuadra e njohur italiane, interesi për të nuk mungon. Sipas mediave përtej Adriatikut, Roma dhe Atalanta kërkojnë ta kenë pjesë të organikës së tyre, por situata e krijuR zë fundmi me largimet e drejtuesve te Milani po mbajnë peng negociatat.
Rasti i Jasharit të kthen në kujtesë De Ketelaeren. Ky i fundit erdhi me po të njëjtën bujë nga Belgjika te Milani, ku u cilësua ai një transferim i dështuar. Më pas ai u transferua te Atalanta, ku nën drejtimin e Gasperinit shkëlqeu në fushën e lojës. Mbetet për t’u parë nëse do të jetë ky rasti edhe me Ardon Jasharin./Sport Ekspre