Bajerni i Mynihut mbetet i kënaqur me lojtarin shqiptar, i ofron kontratë të re dhe një rol në skuadër

Arijon Ibrahimoviçi ka bindur drejtuesit e Bajernit të Mynihut me paraqitjet e tij. Mesfushori shqiptar ka lënë pas një sezon mjaft pozitiv në radhët e Hajdenhajmit. Në kampin bavarez kanë mbetur të kënaqur me rritijen e 20-vjeçarit dhe kanë vendosur ta shpërblejnë me një kontratë të re.

“Sky Sport DE” bën me dije se drejtuesit e Bajernit e kanë të qartë planin për Ibrahimoviçin. Ata i kanë ofruar një vend në ekipin e parë, ku do të jetë në dispozicion të trajnerit në stolin e rezervave. Nëse lojtari nuk firmos rinovimin, atëherë klubi do ta shesë në mënyrë përfundi mtare, pasi kontrata e tij përfundon në vitin 2027. Për Arijon Ibrahimoviçin ka interesim nga skuadra të Bundesligës, Premier Ligës dhe të kampionatit holandez /Sport Ekspres/