Gavi ndërhyn ashpër në stërvitje ndaj Rodrit, trajneri i Spanjës: Ai duhet të mësojë të kontrollojë energjinë

Ndeshje zyrtare apo thjesht një seancë stërvitore, kjo nuk ka aspak rëndësi për Gavin. Mesfushori i Barcelonës nuk e kursen veten aspak në ndërhyrjet e tij. Gjatë seancës së sotme stërvitore Gavi ja kryer një ndërhyrje të ashpër ndaj Rodrit, i cili është rrëzuar përtokë duke bërtitur nga dhimbjet. Lojtari i Barçës ka shkuar më pas t’i kërkojë ndjesë për veprimin e tij. I pyetur në konferencë në lidhje me këtë çështje, De La Fuente është përgjigjur se nuk ka nevojë për falje, por thjesht Gavi ka nevojë të kontrollojë energjinë e tij.

“Ai nuk ka pse të kërkojë falje. Ai nuk bëri asgjë të gabuar. Ai thjesht duhet të mësojë të kontrollojë dhe menaxhojë këtë energji, por unë nuk dua që ai të ndryshojë”, ka thënë De La Fuente./Sport Ekspres/