Trajneri i Portugalisë i ka thurur elozhe Kristiano Ronaldos. Ai e ka cilësuar 5 herë fituesin e Topit të Artë si të pazëvendësueshëm. Roberto Martinezi ka thënë për “The Athletic” se Ronaldo është një ikonë dhe shifrat e tij në fushë nuk mund të përsëriten nga një zevendësim i vetëm.
“Një lojtar unik që ndryshoi lojën. Angazhimi i tij ndaj futbollit është ende një shembull për shumë të rinj. Njëzet e një vjet shërbim për ekipin kombëtar, 227 paraqitje për ekipin kombëtar. Asnjë lojtar tjetër nuk e ka arritur ndonjëherë këtë. Numri i golave. Të gjitha këto statistika e bëjnë Kristiano Ronaldon një ikonë.
Kristiano nuk mund të zëvendësohet. Një zëvendësim i barabartë me të është i pamundur. Por si me çdo gjë, duhet të gjesh zgjidhje dhe të ndjekësh rrugë të ndryshme për të pasur një ekip sulmues të aftë për të prodhuar të njëjtin numër golash. Numrat e Kristianos nuk mund të përsëriten nga një zëvendësim i vetëm, është e pamundur”, ka deklaruar Roberto Martinezi./Sport Ekspres/