Rekord me 15 pritje, portieri i Kuraçaos: Pres të më ngrenë një statujë në vendin tim

Kuraçao ka arritur një rezultat historik. Kombi më i vogël në Kupën e Botës mori një barazim 0-0 ndaj Ekuadorit. Merita kryesore këtu i takon Eloi Rumit. Portieri i Kuraçaos realizoi 15 pritje, duke i shkuar fare pranë rekordit prej 16 pritjesh të Tim Hauardit, megjithëse në këtë rast përfshihet edhe koha shtesë.

Gardiani i Kuraçaos ka thënë me buzëqeshje se i vjen keq që nuk e theu rekordin, por nga ana tjetër ka shtuar me humor se pret t’i kushtohet një statujë në vendin e tij.

“Është për të ardhur keq, por jam ende krenar, sepse mendoj se ai vuajti pak nga televizori… Megjithatë, pres që të më ngrenë një statujë në Kuraçao.

Emocioni? I madh. Jam i hutuar, kam kaq shumë gjëra në kokën time dhe mendoj për babanë tim që ishte këtu me mua. Dhashë gjithçka që kisha. Dhe kështu bëri edhe ekipi. Është e pabesueshme që kombi më i vogël ka arritur ndonjëherë të arrijë një rezultat të tillë. Kjo tregon se jemi një grup i veçantë”, është shprehur Eloi Rumi./Sport Ekspres/