Robert Lewandowski u kritikua ashpër pas ndeshjes së mbrëmshme mes Barcelonës dhe Portos në Champions League, ndonëse katalanasit fituan 2-1.
Megjithatë, jo gjithçka ishte aq e ndritshme në ndeshjen e mbrëmshme me Barcelonën, dhe kjo vlen veçanërisht për Robert Lewandowski, i cili u kritikua rëndë pas ndeshjes.
Lewandowski e kaloi të gjithë ndeshjen në fushë, por polaku thjesht nuk i ngjante vetes. Prej disa kohësh është e qartë se sulmuesi me përvojë është krejtësisht jashtë formës, por nuk e kujton se kur ka luajtur një lojë kaq të keqe si mbrëmë.
Asgjë nuk shkoi sipas planit për këtë sulmues 35-vjeçar mbrëmjen e djeshme dhe sa ishte jashtë loje u pa më së miri në minutën e 71-të, kur mund t’i jepte fund kësaj ndeshjeje, por ishte totalisht i lodhur. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Lewandowski its time to retire buddy pic.twitter.com/pyCj42hLrn
— P. (fan account) (@Pxxdressi) November 28, 2023