“Kjo plagë do kohë të shërohet’, Mesi thyhen heshtjen pas humbjes: Bashkuam një komb dhe ndamë krenarinë e pamasë të të qenurit argjentinas

Lionel Mesi ka reaguar pas humbjes në finalen e Kampionatit Botëror. Ylli argjentinas ka thyer heshtjen përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”. Lojari 39-vjeçar ka shkruajtur se i duhet kohë që të shërojë plagën që kjo humbje i la. Por nga ana tjetër shton se do të mbështetet te aspektet pozitive që la pas kjo Kupë Bote, te përmbysjet emocionuese dhe te mbështjetja e madhe e kombit argjentinas.

“Dhimbja është e madhe dhe kësaj plage do t’i duhet pak kohë që të shërohet. Por gjithashtu duhet të mbështetem te gjithë e mira… Te ndeshjet që përmbysëm, duke dhënë gjithçka, të cilat do të mbeten përgjithmonë në kujtesën tonë. Te mbështetna e një shteti të tërë, që së bashku me punën dhe përpjekjen e këtij grupi, na udhëhoqi të ishim edhe një herë tjetër mes më të mirëve të botës. Sot është e vështirë ta vlerësosh atë çfarë bëmë, por ky grup arriti dy herë radhazi në finalen e Kupës së Botës.

Ju falenderoj shumë nga thellësia e zemrës për çdo përshëndetje dhe për çdo mesazh. Edhe një herë, ia dolëm të bashkonim një komb dhe të ishim të gjithë bashkë, duke ndarë krenarinë e pamasë të të qenurit argjentinas. Gjithashtu dua të përgëzoj Spanjën për fitimin e kampionatit”, ka shkruajtur Lionel Mesi./Sport Ekspres/