Kristian Panuçi ka komentuar lëvizjet e kryera në merkato nga ekipet kryesore italiane. Ish-trajneri i Kombëtares shqiptar ka dhënë një intervistë për “Sport Mediaset”, ku ka vlerësuar Interin dhe Napolin si skuadrat që mund të garojnë për titullin kampion. Më tej ai e ka deklaruar se Kolo Muani nuk është një lojtar goli, ndërsa durtroket blerjen e Milanit, Gonçalo Ramosin.
“Interi ka nënshkruar me lojtarë të fortë dhe me përvojë anglezë. Ata kanë lojtarë të rinj premtues si Stankoviçi, dhe Pavari është rikthyer gjithashtu. Mbeten skuadra për t’u mposhtur. Napoli, me Alegrin, do të jetë në gjendje të jetë protagonist, ata do të jenë kundërshtari kryesor. Me siguri mund të fitojnë Skudeton.
Ata kanë një strukturë të re, italiane dhe kompetente menaxhimi. Mund të bëjnë mirë. Karnevali me Spaletin ishin zgjedhja e duhur. Dua ta shoh Lukumin, Kolo Muani është i fortë, por jo një golashënues. Diçka më shumë nevojitej në mesfushë. Roma? Gasperini luajti mirë, nuk është kurrë e lehtë. Zgjedhja e tij ishte e rëndësishme. Ai do të ketë fjalën e tij edhe në Ligën e Kampionëve. Së fundmi, Milani: Isha në turne me ta. E vëzhgova Gonçalo Ramosin përmes syve të mbrojtësit dhe mund të them se ai lëviz shumë mirë dhe është shumë i fortë, shumë i fortë. Do të shënojë më shumë se 15 gola”, ka deklaruar Kristian Panuçi./Sport Ekspres/