Roland Çelmeta ka shprehur hapur pakënaqësitë e tij me trajnerin e ri të Partizanit. I ftuar në panelin e emisionit “Mega Sport” në “A2 CNN”, menaxheri shqiptar ka kritikuar Florin Bratu-n për mënyrën se si po luajnë “demat e kuq”. Çelmeta ka thënë se trajneri rumun nuk mund te kryejë eksperimente, por të hedhë sytë nga akademia, u sipas tij ka element mjaft cilësorë.
“Partizani vet në pjesën e akademisë ka një potencial shumë të madh. Këtij trajnerit i kam vendosur një epitet, Bruti. Sepse i ka bërë shumë keq këto tre ndeshje. Bruti është diçka e keqe, beterr. Nuk është puna se fitoi, puna është se çfarë futbolli bën. Presidenti dhe ai klubi investon. Ti ke një akademi që ka lojtarë shumë të mirë. Partizani merr një trajner që atje ku ka qenë, me sa kam informacion, ka rënë ekipi. Vjen edhe thotë: ‘Unë bëra eksperiment’. Nuk mund të bësh eksperiment. Ke një fazë përgatitore, ke edhe ata lojtarë, që janë shumë të mirë”, është shprehur Roland Çelmeta./Sport Ekspres/