VIDEO/ Muçi-Salah japin shkëndijat e para, dy yjet e Trabzonsporit “gatuajnë” golin e avantazhit

Bashkëpunimi Muçi-Salah ka dhënë shkëndijat e para. Dy yjet e Trabzonsporit kanë treguar se së bashku mund të bëjnë gjëra të mëdha këtë sezon. Në minutën e 48 të takimit kundër Bashakshehirit kanë gatuar golin e avantazhit për ekipin e tyre.

Muçi ka kombinuar me një prekje e Salahun në zonën kundërshtare. Prej aty, egjiptiani e ka shfrytëzuar më së miri mundësinë dhe e ka ndalur topin në rrjetë. Aktualisht Trabzonspori është duke udhëhequr me shifrat 2-1, teksa kanë mbetur ende edhe disa minuta për t’u luajtur./Sport Ekspres/