Nëse mendoni se i keni parë të gjitha në lidhje me situatën e vështirë të Armando Brojës dhe minutat e pakëta, në fakt gaboheni. Deri tani është bërë e udhës që vetëm për të mos hyrë Broja në fushë, ekipet ku gjendet shqiptari eksperimentojnë me disa mesfushorë që përshtaten në rolin e sulmuesit të qëndrës.
Por goditja fatale ishte ajo kur Vardy, 39-vjeç, u kthye nga lënia e futbollit për të firmosur me Burnley. Dhe jo vetëm kaq, por me pak ditë stërvitje, 39-vjeç dhe duke kaluar Armando Brojën në rëndësi. Kjo është padyshim një turpërim!
Dhe ajo që është më e keqe, është padyshim dhe deklarata e trajnerit të Burnley, Hayen. Ky i fundit u shpreh se ka gati një plan special për të punuar me Vardy-n gjatë kësaj kohe për ta bazuar ekipin e tij te ky sulmues. “E kemi parë ndikimin e Vardy, hyri me pak ditë stërvitje dhe shënoi gol menjëherë, pavarësisht se ishte pozicion jashtë loje. është lojtar me eksperiencë, e njeh mirë portën dhe e tregoi këtë cilësi. Gjatë kohës së pushimit për Kombëtaret, do të kemi një tur përgatitor në mënyrë që edhe Vardy të njihet më mirë me lojtarët e tjerë, për të përfituar sa më shumë prej tij”, tha Hayen. /Sport Ekspres/