Kupa e Shqipërisë për sezonin 2026/27 nis më 6 tetor me ndeshjet e turit të parë, 1/32, teksa Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar çiftet dhe datat e zhvillimit të takimeve.
Tre ndeshje e para të turit 1/32 do të luhen më 6 tetor, në orën 13:30, ndërsa 13 takimet e tjera do të zhvillohen më 7 tetor, po në orën 13:30.
Në këtë raund marrin pjesë dy ekipet e renditura në vendin e 9-të dhe të 10-të të “Abissnet Superiore” për sezonin 2025/26, 12 ekipet e Kategorisë së Parë të sezonit të kaluar, 16 ekipet më të mira të Kategorisë së Dytë, grupet A dhe B, si edhe dy ekipet e kualifikuara nga turi paraeliminator.
Përballjet e turit 1/32 janë:
6 tetor, ora 13:30
Flamurtari – Gramshi
Besëlidhja – Sopoti
Skënderbeu – Naftëtari
7 tetor, ora 13:30
Kukësi – Erzeni
Katrioti – Luzi 2008
Burreli – Eagle Football
Besa – Devolli
Korabi – Tërbuni
Iliria – Veleçiku
Luftëtari – Tomori
Pogradeci – Delvina
Apolonia – Maliqi
Laçi – Këlcyra
Lushnja – Shiroka
Oriku – Butrinti
Bylis – Albpetrol
Pas përfundimit të turit të parë, gara do të vijojë me fazat e ardhshme të Kupës së Shqipërisë, në rrugëtimin drejt trofeut të sezonit 2026/27.
Ekipet e renditura nga vendi i parë deri në të tetin në “Abissnet Superiore” për sezonin 2025-2026 do të nisin garën nga faza 1/8.
Për përcaktimin e çifteve çerekfinaliste dhe gjysmëfinaliste do të hidhet short i lirë, ndërsa ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje, me dy takime.